Idrizi flet pas takimit me Begajn: PDIU është në vlerësim, jemi në kontakt me forcat politike

06/10/2022 12:08

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pas takimit me presidentin Bajram Begaj tha se është i hapur për të diskutuar me forcat e tjera politike për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Ai theksoi se PDIU është në vlerësim do të jetë në kontakt me forcat politike për këtë çështje.

“PDIU është në vlerësim do të jetë në kontakt me forcat politike  edhe PDIU është e interesuar që të ketë këshilltar në këshillat bashkiakë. Ne jemi të hapur që të diskutojmë dhe të mbajmë qëndrimet tona duke parë gjendjen. Ai grupim që ka qenë dje, ka qenë një grupim i përbashkët, un nuk kam qenë pjesë e këtij grupimi meqë ju e ngrini me të madhe”, tha ai.

Presidenti po zhvillon takime me krerët e grupeve parlamentare dhe kryetarë partish për të diskutuar për datën e zgjedhjeve që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Top Channel