Gjekmarkaj takohet me zëdhënësin e CDU: Fokusi ishte te zhvillimet e PD-së dhe mundësitë për bashkimin e pjesëve të saj

06/10/2022 16:40

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj është takuar me Kryetarin e Komisionit për çështjet Europiane, parlamentarin e Bundestagut Gjerman, Gunther Krichbaum.

Gjekmarkaj është shprehur se ishte ndër takimet më të frytshme dhe realiste mbi çështjet akute të integrimit europian e linjave të politikës sonë drejt hapave negociues me BE.

Fokusi i takimit të tyre ishin zhvillimet në Partinë Demokratike, mundësitë dhe format që duhen eksploruar  për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur vlerat perendimore mbi të cilat ajo është themeluar.

“Ndër takimet më të frytshme dhe realiste mbi çështjet akute te integrimit europian e linjave të politikës, drejt hapave negociues me BE.

Po aq sa dhe trajektoret e demokracisë së brendshme, reformën në drejtësi, zhvillimin ekonomik e tema të tjera të dinamikave shqiptare.

Pikë kyçe në bashkëbisedimin tonë ishin zhvillimet në Partinë Demokratike, mundësitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur vlerat perëndimore mbi të cilat ajo është themeluar. Ndihma që vjen nga miku gjerman dhe CDU -CCU është mëse e mirëpritur”- shkruan Gjekmarkaj.

Top Channel