Gisele Baker: Rëndësia e informacionit mbi alternativat e reja, thelbësore për vendimmarrjet e duhanpirësve

06/10/2022 17:26

Prej vitesh duhanpirja është kthyer në një temë të nxehtë diskutimesh. Mundësitë dhe zgjedhjet për të hequr dorë nga zakoni, po diskutohen dhe mes rretheve të shkencëtarëve. Në ditët që jetojmë ka shumë studime shkencore që na kanë treguar e pohuar se çfarë ndodh në organizëm kur dikush tymos cigare.

Në çdo ndezje të cigares janë rreth 6000 kimikate ndaj të cilave ekspozojmë veten dhe të tjerët. Shkencëtarët i janë dedikuar kësaj kauze për të gjetur zgjidhje të cilat janë funksionale dhe në përputhje me normat e shëndetit publik. Të tilla si alternativat e reja të duhanpirjes, të cilat duke shmangur djegien, eleminojnë me tymin dhe 95% të nivelit të elementëve të dëmshme, falë teknologjisë së avancuar që funksionon mbi parimet e reduktimit të dëmit.

Për Gisele Baker, Zëvendës Presidente e Departamentit Shkencor në Philip Morris International, është e rëndësishme që fillimisht të kemi të qartë se duhanpirësit tymosin edhe për shkak të nikotinës. Dhe për të patur një impakt në nivel popullsie në uljen e numrit të duhanpirësve, nuk mund të mjaftohemi vetëm me uljen e nivelit të toksinave, por gjithashtu duhet të krijohen metoda informuese që këta përdorues të kalojnë natyralisht tek produkte më pak të dëmshme.”

Por a është kaq e lehtë që një produkt i ri të përqafohet nga popullsia apo instancat vendimarrëse? Për Baker “ajo që vihet re në çdo shtet kur një produkt i ri prezantohet në treg, është se pëlqyeshmëria dhe ndërgjegjësimi për të, është i ndryshëm në çdo vend”.

Ajo solli në vëmendje rastin kur pajisja me ngrohje e zhvilluar nga Philip Morris u prezantua njëkohësisht në dy vende të  ndryshme. “Nëse marrim një shembull konkret, në nëntor të 2014 në Japoni dhe Itali, pajisjet me ngrohje të PMI u prezantuan në të njëjtën kohë. Në 2016 në Japoni kjo pajisje u përhap në rang kombëtar, e ndërsa në Itali ritmi ishte më i ngadaltë. Kur informacioni apo aksesi tek këto produkte nuk zhvillohet, konsumatorët nuk kanë si ta njohin e të vlerësojnë nëse duan ta provojnë. Nga ana tjetër kur konsumatorët nisin ta përdorin e të diskutojnë mbi të në mënyrë edhe analitike, ndërgjegjësimi dhe niveli i përqafimit është më i lartë”, shpjegon ekspertja.

Baker thekson se “Për duhanpirësit, është thelbësore që të kuptojnë se ne jemi aty, në frontin e parë, duke studiuar e kërkuar çdo aspekt që lidhet me këto alternativa. Të gjitha metodat e studimit që ne ndjekim janë në përputhje me normat e shëndetit publik dhe pajisjet tona të duhanit me ngrohje kanë marrë autorizimin nga autoritete si FDA, duke qenë se përmbush të gjitha kapacitetet e ruajtjes së shëndetit publik. Këto janë mesazhet më të rëndësishme që konsumatorët duhet të dinë”,

Sipas saj informimi i duhanpirësve të rritur mbi alternativat e reja më pak të dëmshme është i rëndësishëm për vendimarrjen e tyre përsa i përket largimit nga cigarja.

Top Channel