Duka pas takimit me Berishën: Kandidatët të jetë të dakordësuar nga të gjitha forcat opozitare

06/10/2022 13:00

Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha tha se kandidatët për zgjedhjet vendore duhet të jenë të dakordësuar nga të gjithë forcat opozitare.

“Kandidatët duhet të jetë e dakordësuar nga të gjithë forcat opozitare. Berisha e mirëpriti parimisht dhe në detaje tha se do të diskutojë me partitë e tjera. Jo vetëm Berisha por edhe deputetë të tjerë të shkëputur nga grupi Alibeaj kanë shprehur gatishmërinë për kandidaturën e përbashkët. Rezultati i takimit me Berishën m’u duk premtues, i gatshëm për bashkëpunim, të njëjtën gjë kemi dëgjuar nga Meta. Nëse do të tentojmë të dalim me kandidatura, do të përsërisim 6 marsin dhe do të dështojmë. Nëse bëhet puna me negociata është tjetër gjë. Ne po themi që kandidatë të partive të ndryshme opozitare të konkurrojnë në mënyrë të lirë përmes sondazheve në primare të hapura. Nëse do ishte gjendje normale e PD, natyrisht që mund të hynim në biseda negociata. Nëse nuk bëhet kështu, do jetë e vështirë që ngjyra politike e hartës së Shqipërisë të ndryshojë dhe do të mbetet rozë”, tha Duka.

Top Channel