“Dini gjë ku është Ervis Martinaj?” Salianji-Çuçit: E lajmëruat të largohej 5 min para se të shkonit në hotel

06/10/2022 11:23

Deputeti Ervin Salinaji gjatë interpelancës me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi tha se Policia e Shtetit nuk mund të kapë dot grupet kriminale në vend.

Ai përmendi emrat e disa prej të fortëve në vend, duke hedhur akuza se policia e di se ku janë, por nuk arrin t’i arrestojë.

Ai shtoi se policia nuk jep dot një përgjigje se ku është Ervis Martinaj, kur ishte vetë ajo që e lajmëroi të largohej 5 minuta para se “blutë” të shkonin në hotelin ku po qëndronte.

“Norma e vrasjeve për 100 mijë banorë, Shqipëria është e 5-ta. Më shkruajnë prindër të personave që janë vrarë, policia ishte 10 metra larg dhe nuk ndërhynte dot, këto nuk janë imagjinata, policia ishte aty dhe ishte e pafuqishme, qëndronin aty sikur të ishin pula. Keni 10 vite bëni këtë muhabet keni thënë që nuk ka. Keni kaluar një ligj këtu që do mbyllet Vettingu për 2 vite keni, por ka dështuar, keni thënë do vini Vetting në polici, kush do e bëjë i famshmi Ard Veliu, që në një letër dorëheqje ka bërë 50 gabime drejtshkrimore? Ju doni të bëni një drejtim tjetër se erdhën zgjedhjet që ti bëni bashkë me kriminelët. Di gjë sot ku e ke Talo Çelën? Po e di që Policia e Shtetit del nëpër qytet, ku e keni Suel Çelën, Po Fatos Goga, Florenc Çapja, Ervis Martinaj gjallë a vdekur, ndërkohë që ju e dini që  5 minuta para se të shkonit në hotel e keni lajmëruar për ta larguar se keni pasur tjetër plan. Grupet kriminale janë sofistikuar, nuk ka punë Policia e Shtetit kur…nuk mund t ju them që vrasja në Kozare ku fqinji vret fqinji është përgjegjësi e juaja, por kur vritet Erjon Çela dhe plagosen 4 të tjerë përgjegjësia është e juaja”, tha Salianji.

Top Channel