Gjobë për Kosovën, ndëshkim për Kroacinë, por Serbia merr goditjen më të rëndë nga UEFA Për herë të parë mjekë ednokrinologë, nefrologë dhe kardiologë dalin në konkluzione të qarta për të parandaluar komplikacionet e diabetit.
Përveç uljes së sheqerit në gjak tek këta pacientë duhen parandaluar dëmtimi, që u shkaktohet në veshka dhe në zemër.
Gati gjysma e pacientëve që shkojnë në Dializë kanë shkak diabetin dhe 30 %e tyre shkojnë për shkak të problemeve në zemër.
Numri i personave që vuajnë nga probleme të veshkave është rritur. Sipas mjekëve nefrologe situata po përkeqësohet pasi pamjaftueshmëria e veshkave i çon pacientët në Hemodializë.
Sëmundja e diabetit por dhe hipertensioni janë dy ndër shkaktarët që çojnë në shtimin e numrit të pacientëve që vuajnë nga probleme të veshkave.
“50 % e pacientëve me diabet dhe shkojnë në dialize dhe 30 % e pacientëve me hipertension shkojnë në dializë”, tha Prof. Dr. Myftar Barbullushi, shef i shërbimit të nefrologjisë.
Mjekë kardiologë, nefrologë dhe endokrinolgë kanë dalë në përfundimin se tek një pacient me diabet duhet parandaluar dëmtimi i zemrës dhe i veshkave të cilën do të duhet ta bëjë mjeku i familjes e protokollet mjekësore.
“Nëse deri më sot janë fokusuar vetëm në uljen e sheqerit, duhen parandaluar këto dëmtime të dy organeve të rëndësishme”, u shpreh Prof. Barbullushi.
Këto risi u përcollën në konferencën e nefropatisë diabetike ku ishte i pranishëm presidenti i shoqatës evropiane të nefrologjisë dhe profesorë të njohur tre shërbimeve në QSUT.
Top Channel