Artistët e Kalkutës përgatisin idhujt e shkëlqyer të celebrimit të Durga Puja (fotogaleri)

06/10/2022 18:25

Festivali dhjetë-ditor celebron vrasjen e mbretit djallëzor nga perëndesha me dhjetë duar Durga.

Atmosfera shpirtërore ka nisur të mbizotrojë në qytetin indian “të gëzimit” Kalkuta, teksa mijëra njerëz e artiste balte në Kalkuta përgatiten për celebrimin e Durga Puja, festivali më i rëndësishëm i komunitetit Bengali.

Festimet kanë nisur të shtunën dhe përbëhen nga lutjet për perëndeshën hindu Durga, gosti, muzikë e shfaqje teatrale për të shënuar “fitoren e të mirës ndaj të keqes”.

Qendrat komunitare janë dekoruar me idhuj të Durga dhe perëndeshave të tjera të adhuruara nga komuniteti Bengali.

Artistët përgatiten prej dy muajsh për festivalin duke krijuar mijëra idhuj balte në Kumortuli, që është kolonia më e vjetër e poçarisë në Kolkata.

Zona artistike është zhvilluar në mënyrë të paplanifikuar gjatë bregut lindor të lumit Hooghly. Studiot e punimit të baltës mbushin zonën dhe punimet e tyre tashmë eksportohen drejt vendeve perëndimore.

Puna e tyre nis me skeletet prej druri ose bambuje, të cilin artisti e lidh vazhdimisht me fije kashte për t’i dhënë formën njerëzore.

Më pas artisti i lyen kukullat e tij me ngjyrat e shkëlqyera të zgjedhura prej klientëve.

Kalkuta është quajtur ndryshe “Qyteti i Gëzimit” pas një romani të vitit 1985 nga Dominique Lapierre i cili u kthye në film nga Roland Joffé në 1992.

Tematika fokusohet në frymën e gëzuar të banorëve në kapërcimin e veshtirësive të jetës./Al Jazeera/

FOTO GALERI
1/12
Festivali dhjetë-ditor celebron vrasjen e mbretit djallëzor nga perëndesha me dhjetë duar Durga.

Top Channel