Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Devoll, ku një 28-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Ngjarja na ndodhur rreth orës 13:20, në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll, ndërsa shtetasi K. B. mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës dhe po transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 06.10.2022, rreth orës 13:20, në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, duke drejtuar një motomjet pa targa, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi K. B. mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës dhe po transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA