Video/ Piloti ‘hero’ bën uljen e mahnitshme ‘anësore’ në një prej aeroporteve më tmerrues të botës (fotot)

05/10/2022 18:14

Pamje të pabesueshme të filmuara në aeroportin e ishullit portugez Madeira tregonin dje momentet kur një pilot u detyrua të realizonte një ulje thuajse “horizontale” mes erërave të forta në drejtim të kundër të fluturimit.

Pamjet u regjistruan nga entuziastë të fluturimit në aeroportin Funchal ku shpesh herë pilotët janë përballur me ulje të këtij tipi heroik.

Në videon drithëruese avioni i pasagjerëve shuhet që i afrohet asfaltit në drejtim anësor prej erërave të forta kundër lëvizjes që shkakton terreni malor i ishullit.

Avionët që vijnë nga drejtimi i detit anojnë krahët e tyre teksa përpiqen të vihen në drejtimin e duhur me pistën.

Teksa mjeti i afrohet tokës, ai tronditet nga erëra të forta, prandaj piloti duhet të kthejë atë majtas në kënd 45 gradë me pistën.

Në komentet poshtë videos së filmuar nga Madeira Aviation, një përdorues me emrin Adam Uppsala, tha se ishte vetë piloti që kishte realizuar uljen në Madeira në maj 2022.

Ai shkruante: “Unë isha piloti i këtij fluturimi. Çuditem që dikush e paska filmuar, falemnderit për komentet e dashura”.

Një tjetër përdorues tha se kishte qenë një pasagjer i fluturimit drejt Madeira, dhe se mbante mend uljen e vështirë.

“Isha një pasagjer në atë fluturim dhe isha shumë i lehtësuar kur gjendeshim në tokë. Piloti ynë bëri një punë fantastike!”

FOTO GALERI
2/3
Pamjet u regjistruan nga entuziastë të fluturimit në aeroportin Funchal ku shpesh herë pilotët janë përballur me ulje të këtij tipi

Top Channel