Video/ Momentet e pabesueshme kur piloti italian i shpëton vdekjes megjithse helikopteri prek hundën me shkëmbin në lartësi (fotot)

05/10/2022 15:25

Në pamje shihet momenti i pabesueshëm kur piloti i një helikopteri dukej i sigurtë drejt përplasjes por mrekullisht rifiton kontrollin i ndihmuar nga era megjithse prek me hundë shkëmbin në alpet italiane.

Pamjet e pabesueshme u regjistruan në malin Merano gjatë stërvitjes së njësisë ushtarake italiane ‘Alpini’.

Helikopteri AB-205 i regjimentit ajror ‘Altair’, ishte në manovrat ndërkombëtare në Tirolin e Jugut kur ndodhi incidenti.

Drejtimi i erës në lartësinë e madhe ku ndodhej, bëri që helikopteri të rrotullohej jashtë kontrolli duke tentuar uljen në lartësi.

Por teksa piloti përpiqej të korrigjonte kthesat, mjeti vijonte të rrotullohej dhe hunda e tij preku tokën shkëmbore para se mrekullisht të rifitonte stabilitetin.

Eksperti i aviacionit David Cenciotti, tha: “Nëse ndodh kjo kur je në ajër duhet ta lësh rrotullimin derisa të ndalojë vetë”.

“Në rastin në fjalë helikopteri preku tokën dhe rreziku i përplasjes ishte evident”.

Por në momentin final, i ndihmuar dhe nga fati piloti rifiton kontrollin dhe e ngre mjetin në lartësi jashtë rrezikut.

Cenciotti tha se kolegu i tij pilot e konsideronte videon ‘provë e një mrekullie’.

FOTO GALERI
1/3
Helikopteri ushtarak bie me hunde por rrotullohet dhe rifiton stabilitetin

Top Channel