Statuti dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD më 17 korrik, ja kur vendos Gjykata e Apelit

05/10/2022 15:09

3 nentori eshte data e caktuar nga gjykata e Apelit për gjykimin e ankimimit të Partisë Demokratike, lidhur me depozitimin e statutit dhe vendimeve te Kuvendit Kombetar te dates 17.07.2021.

Bëhet fjalë për ankimin e PD që kërkon që gjykata të regjistrojë të Bashkuara në një vendim ndryshimet statutore të korrikut 2021 dhe të dhjetorit 2021.

Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se:
Ne date 3 Nentor 2022, ora 10:30, do te gjykohet ceshtja me kerkues Partia Demokratike e Shqiperise, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit date 18.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Trupi gjykues qe e shqyrton ceshtjen perbehet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.
P.s. kjo ceshtje lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve te Kuvendit Kombetar te dates 17.07.2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA