Shkëmbime të ashpra zjarri mes ushtrisë izraelite dhe grupeve palestineze në Bregun Perëndimor

05/10/2022 18:57

Një i ri palestinez u vra dhe dy të tjerë u plagosën sot nga forcat izraelite gjatë një operacioni ushtarak në Nablus, në zonat e pushtuara të Bregut Perëndimor.

Militantë palestinezë qëlluan ndaj avancimit të ushtrisë në zonën civile të Deir al-Hatab, pranë Nablus.

Autoritetet shëndetësore palestineze thanë se një i ri u vra dhe të paktën dy të tjerë u plagosën.

Gazetari i rrjetit AFP tha se kishte dëshmuar dy gazetarë të plagosur gjatë përpjekjeve në fshatin në lindje të Nablus.

Operacioni izraelit vjen teksa Hussein al-Sheikh, përfaqësues i Organizatës për Çlirimin e Palestinës është në Uashington për bisedime me këshilltarin e sigurisë Jake Sullivan.

Shtëpia e Bardhë tha se Sullivan theksoi “hapat e nevojshme për uljen e tensioneve në Bregun Perëndimor, si ato “kundër terrorizmit dhe nxitjes së urrejtjes”.

Vala e fundit e dhunës në zonën e pushtuar të Bregut Perëndimor ka sjellë përplasje dhe vdekje të përditshme të palestinezëve që prej marsit.

Zhvillimi vjen teksa një grup i ri militant palestinez ka nisur të veprojë, sipas mediave vendase.

Arrestimi i një prej tyre muajin që shkoi nga Autoriteti Palestinez solli përplasje në zonë mes militantëve dhe zyrtarëve palestinezë vendas.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor prej Luftës 6-Ditore të 1967 dhe vijon të zgjerojë kolonitë me banorë izraelitë, që konsiderohen të jashtëligjshme nga komuniteti ndërkombëtar.

Prej marsit Izraeli ka kryer operacione të shumta brenda fshatrave e qytezave si Nablus e Xhenin, për arrestimin e të kërkuarve.
Operacionet kanë sjellë përplasje të rënda ku janë vrarë dhjetra palestinezë./AFP/

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA