Rindërtimi në Rrogozhinë/ Firma kryen punime jo cilësore në banesat e tërmetit, i dorëzon pa dyer e pa dritare

05/10/2022 20:45

Tërmeti i 26 nëntorit preku edhe shumë familje në qytetin e Rrogozhinës, nga ku u vendos rindërtimi i 102 banesave në këtë qytet me fonde të qeverisë.

Aktualisht, bashkia e Rrogozhinës nuk ka marrë në dorëzim asnjë prej këtyre banesave, ndërkohë që banorët e dëmtuar kanë marrë në dorë çelësat e shtëpive të tyre të reja dhe kanë filluar të jetojnë në to.
32 banesa të ndërtuara janë të papërfunduara, nuk kanë as dyer e dritare, kanë filluar plasaritjet e mureve.
Kompania që fitoi tenderin për rindërtimin e 102 banesave individual në qytetin e Rrogozhinës, është Gjikuria.

Qerim Biçaku banor lagjes nr 1 në qytetin e Rrogozhinës ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare, pasi si një përfitues i projektit të rindërtimit si pasojë e dëmtimeve të tërmetit të nëntorit 2019 ka shqetësime në lidhje me cilësinë e punimeve të kryera në objektin e ri. Plus kësaj, ai ankohet edhe për moskalimin e bonusit të qirasë prej 2 muajsh. Qerimi Tregon për kameran e “Fiks Fare” se trajtohej me një bonus 149 mijë lekë të vjetra dhe se që prej muajit qershor e ka të pamundur tërheqjen e tij.

Ai tregon se është ndjerë i detyruar të dilte nga shtëpia që kishte marrë me qira në qytetin e Durrësit, pasi nuk kishte mundur ta paguante atë. Qytetari tregon se 2 muaj më parë punonjësit e kompanisë së ndërtimit të banesës së re kishin lënë çelësin e shtëpisë tek një fqinj. Me pretendimin se banesa ishte e përfunduar. Fqinji njofton Qerimin që çelësi i apartamentit ishte tek ai. Kështu Qerimi së bashku me familjen u kthye në shtëpinë e tij dhe pa që shtëpia ishe pa dyer dhe dritare të brendshme po ashtu dhe cilësia e punimeve linte për të dëshiruar. I gjendur në këto kushte ai ju drejtua bashkisë së qytetit për të marrë një informacion mbi kalimin e bonusit dhe gjendjes së shtëpisë, por nuk mori asnjë përgjigje. Duke qenë se e kishte të pamundur pagimin e një shtëpie me qira, hapësirat në mure që kishte lënë firma ndërtuese mundohet t’i zërë me plasmas. Por Qerimi nuk është i vetmi, firma ndërtuese në të njëjtën gjendje ka dorëzuar edhe disa shtëpi të tjera në po të njëjtën lagje, pra pa dyer e pa drita me mure e kolona të krisura.

Një prej banorëve denoncues kërkon të kontaktojë inxhinierin zbatues të firmës së kontraktuar, “Gjikuria” për ta pyetur se përse po vonohet procesi i vënies së dyerve dhe dritareve. Inxhinieri për këtë gjë fajëson shtetin i cili nuk ka kaluar fondet. Edhe Fiksi kontaktoi me inxhinierin i cili pohoi se “shtëpitë janë në përfundim totalisht, na ka ngel dhe një 5% punë pa mbaruar. Flasim për ndonjë banesë që nuk i kemi vendos akoma dritaret edhe kaq edhe ndonjë banesë që nuk kemi vendos dyert e brendshme. Të tjerat janë të përfunduara që të gjitha”. Ai tregon për Fiksin se pjesë e projektit kanë qenë 102 banesa nga të cilat 70 prej tyre me banorë brenda. I pyetur nga gazetarët nëse i kanë kaluar këto banesa procesit të kolaudimit ai u shpreh se i kanë kaluar, por që nuk mund të përgjigjej se nga kush është kolauduar. Për pjesën e dorëzimit të banesave, inxhinieri tha se duke qenë se këto banesa janë private dhe jo kolektive nuk mund të siguronin 102 roje për secilën banesë, dhe të ndodhur në këto kushte kanë dorëzuar çelësin tek banorët përfitues për t’u kujdesur për sigurinë e shtëpive.

Në lidhje me dhënien e bonusit të qirasë gazetarët u interesuan në Bashkinë Rrogozhinë. Kryetari i kësaj bashkie Edison Memolla u shpreh se qytetari nuk është dashur të futej në shtëpi, pasi është përfitues i bonusit. Në lidhje me vonesën e bonusit ai u shpreh se ky është një fond që kalon përmes qeverisë dhe se bashkia nuk ka fonde për t’i mbuluar vetë. Por ai u zotua se lekët do të kalonin menjëherë pas interesimit të Fiksit.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA