Reforma territoriale/ Berisha: Të ulemi me deputetët e PD-së dhe partitë aleate për një mbështetje panopozitare, por s’bëjmë pazare

05/10/2022 14:01

Ndërsa grupi Alibeaj dorëzoi sot në Kuvend propozimin e demokratëve për ndarjen e re territoriale, Sali Berisha kërkon bashkëpunim, dhe uljen në një tryezë të përbashkët të të gjithë aktorëve opozitarë.

“Sot dëgjoj që grup deputetësh të kësaj partie në mënyrë të pavarur kanë dorëzuar një draft me 94 bashki. Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky i përgatitur këtu të ulemi bashkarisht dhe të arrihet në një draft të PD, që të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve. Nuk ka asgjë edhe një deputet i vetëm mund të paraqesë një propozim.

Ndaj ulja bashkë dhe gjetja e një ujdie për një projekt që ta mbështesim të gjithë duhet të diskutohet edhe me partitë aleate në parlament, me Partinë e Lirisë dhe me të gjitha partitë opozitare. Me të gjithë këta duhet të diskutojmë që të krijojmë një mbështetje panopozitare të të gjithë opozitës, një projekt ky shumë i arsyeshëm. Natyrisht nuk bëhemi pjesë e një loje dhe as e pazarave të qeverisë.

Nuk besoj se Rama është serioz në cështjen e reformës, por gënjen dhe mendoj se ishte ne seriozitetin tonë të paraqesim një projekt më të mirin që ne e gjykojmë.”- u shpreh Berisha.

Top Channel