Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet në bulevardin “Migjeni”.

Gjatë operacionit policor të koduar “Bulevardi”, janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, dy krehra dhe municion luftarak.

Si rezultat operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i A. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 “Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 6. Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin “Migjeni”, një shtetas po qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:  A. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në automjetin që po drejtonte ky shtetas, në bulevardin “Migjeni”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA