Pamjet e rralla me dron tregojnë tufën e orkave që ndjek dhe vret peshkaqenin e bardhë (Video-foto)

05/10/2022 21:46

Studiuesit thonë se kjo sjellje, e filmuar pranë brigjeve të Afrikës së Jugut nuk ishte parë kurrë më parë në kaq detaje, dhe nga ajri.

Shkencëtarët kanë publikuar pamje që konfirmojnë se orkat gjuajnë dhe vrasin dhe peshkaqenët e bardhë, që janë një nga predatorët më të mëdhenj të detit.

Tufa e balenave vrasëse shihet që ndjek për thuajse një orë peshkaqenin para se ta vrase në gjirin Mossel Bay, në pamjet e rralla të regjistruara kësaj jave me dron dhe helikopter.

Alison Towner, studiuese peshkaqenësh në akademinë e Gansbaai në Afrikën e Jugut tha se kjo sjellje nuk ishte dëshmuar kurrë në kaq detaje.

Në pamje shihen pesë orka që ndjekin dhe vrasin peshkaqenin e bardhë teksa studiuesit besojnë dhe se tre peshkaqenë të tjerë pesuan të njëjtin fat mizor gjatë gjuetisë së orkave.

Specialisti Simon Elwen, tha: “Balenat vrasëse (orkat) janë kafshë shumë inteligjente e sociale. Medodat e gjuetisë së tyre në grup janë shumë efektive”.

Orkat si një prej predatorëve më të frikshëm të deteve, njihej që gjuanin të tjerë peshkaqenë por prova për peshkaqenët e bardhë ishin të pakta. Studimi nuk shikonte arsyet që nxisnin sjelljen.

Top Channel