Atëherë kur studimet i kishte përfunduar dhe filloi një punë e nisi të thurte ëndrrat më të bukura për jetën, mësoi se diçka të keqe kishte në gjirin e saj, ishte vetëm 25 vjeç.

Këtu nisi kalvari i gjatë, me shqetësimin që e gërryente çdo ditë të cilin vendosi ta mbante vetëm për vet në fillim, pikërisht në vitin e mbrapshtë të pandemisë kur të gjithë ishin të izoluar.

Pati ditë që u rrëzua pasi përjetoi frikën ankthin bashkë me rënien e flokëve që e vuajti shumë,por nuk u dorëzua.

Vetëm kur duhej të niste seancat e kimioterapisë u tregoi edhe prindërve, gjeti dhe mbështetje psikologjike të cilën e bëri online.

Sot është 27 vjeçe e ditët gri i mposhti jo vetëm duke shpresuar se do t’ia dilte, por duke menduar për vite të bukura që e presin pas kësaj të keqeje.

Kanceri i gjirit nuk zgjedh, duke mos kursyer as vajzat e reja. Kontrollohu dhe lufto fort nëse një ditë konstaton se je prekur prej tij.

Top Channel