Së fundmi Melinda French Gates ka folur për divorcin e dhimbshëm nga Bill Gates.

58-vjeçarja ka folur për revistën ‘Fortune’ duke shprehur se:

“Kisha disa arsye që thjesht nuk mund të qëndroja më në atë martesë. Por gjëja e çuditshme është se me COVID m’u dha mundësia për të bërë atë që duhej të bëja. Është tepër e dhimbshme, në mënyra të panumërta, por unë pata privatësinë për ta kapërcyer atë”. 

Melinda dhe Bill u martuan në 1994 dhe ishin së bashku për 27 vjet përpara se të divorcoheshin në maj 2021. Ata kanë tre fëmijë së bashku. Ish-çifti gjithashtu themeloi Fondacionin ‘Bill & Melinda Gates’ në vitin 2000 dhe vazhdojnë ta drejtojnë atë së bashku pas ndarjes së tyre, të cilën French Gates e vlerëson për ndihmën që i ka dhënë në lidhje me ndjenjat e saj.

“Vazhdova të punoja me personin nga i cili u ndava dhe më duhej të shfaqesha dhe të isha vetja ime më e mirë çdo ditë edhe pse kishte ditë që vetëm qaja”. 

French Gates i tha Gayle King-ut në një intervistë me “CBS Mornings” në fillim të këtij viti se ajo derdhi shumë lot për shumë ditë dhe vuajti pas divorcit. Së fundmi edhe miliarderi Bill Gates ka folur për divorcin e tij.

Ai ka treguar se ende është shumë i pikëlluar pas prishjes së martesës së tij 27-vjeçare nga Melinda. Themeluesi i gjigandit “Microsoft”, zbuloi se dyshja nuk kishin të nënshkruar një kontratë paramartesore, por ndanë miqësisht pasurinë e tyre të madhe, megjithëse Melinda mbajti edhe qenin e familjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA