Tre persona janë vënë në pranga, pasi lëviznin me makinë armë zjarri gati për qitje.

Si rezultat i kontrolleve intensive “blic”, në operacioni policor të koduar “Mbikalimi”, u arrestuan:

24-vjeçarin me iniciale R. N., 22-vjeçarin E. B. dhe 27-vjeçarin E. M., të tre banues në Tiranë.

Forcat e Posaçme “Shqiponja” sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.

Mbi tre të rinjtë rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA