Enkelejd Alibeaj mbërriti ktë të mërkurë pasdite në Presidencë, me ftesë së kreut të shtetit Bajram Begaj, si përfaqësuesi kryesor i fraksionit tjetër në Partinë demokratike.

Të hënën ishte kryeministri Rama që shkoi në zyrën e Begajt, ndërsa të martën shkuan përfaqësuesit e partive të vogla.

Presidenca u kujdes që të respektonte protokollin e vendimit “non grata” dhe nga grupi i Berishës ftesa i shkoi Oerd Bylykbashit.

Ndërkohë, të enjten në mëngjes është radha e kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Sipas kodit zgjedhor data e zgjedhjeve mund të mbahen në periudhën nga 15 prilli deri më 15 maj. Por me gjasa data që pritet të shpallë Presidentin Begaj për zgjedhjet e reja lokale do të jetë e diela e 14 majit të vitit që vjen.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel