Iranianët kundër-protestojnë në mbështetje të qeverisë në Teheran (fotot)

05/10/2022 19:30

Qindra iranianë dolën marshuan sot në mbështetje të liderit Ayatollah Ali Khamenei dhe kodit konservator të veshjes së grave në republikën islamike.

Në pankartat e tyre shprehej mbështetja për stilin tradicional të veshjes e të jetesës, duke aluduar se trazirat e fundit janë financuar nga qeveri të huaja.

Protestuesja Fateme Shavelati tha se vendi ka bashkëjetesë të besimeve të ndryshme, prandaj çështja e shamisë së kokës nuk është problem.

“Hixhabi për ne nuk është problem, por për armiqtë është justifikim për të prishur unitetin tonë. Ne kemi jetuar gjithmonë këtu në harmoni me shumë besime fetare”, tha gruaja.

Opinioni mbështetej dhe nga studentja protestuese Mona Pirhadi.

“SHBA dhe Izraeli janë rrënja e kësaj trazire, meqënëse ata nuk luftojnë dot me ne, na sulmojnë duke shkaktuar këto probleme të brendshme”, tha ajo.

Trazirat e fundit vinë pas vdekjes së 22 vjeçares Mahsa Amini, teksa ishte arrestuar nga policia për shkelje të kodit të veshjes së grave.

Zemërimi u ndez gjatë funeralit të saj duke krijuar protestat më të mëdha të tre viteve të fundit në Iran, ku janë raportuar të paktën 10 të vdekur dhe qindra të arrestuar./AFP/

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA