Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit që grabitën 4.9 mln euro në Rinas 3 vite më parë.

GJKKO ka dhënë 20 vite për Klement Çalën dhe për 6 të tjerët, Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli dhe Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, GJKKO ka dhënë nga 17 vite burg për secilin.

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 24 vite burg për Klement Calën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Alkond Bengasi dhe Talo Cela, ky i fundit ende në arrati. Për Admir Muratajn janë shuar hetimet, pasi ai mbeti i vrarë gjatë grabitjes,  pas një shkëmbimi me armë zjarri me policinë.

Të shtatë anëtarët e grupit të grabitësve do të kryejnë dënimet në burg të sigurisë së lartë dhe vitet e tyrë të burgut llogariten që nga dita që janë arrestuar.

Si ndodhi grabitja e Rinasit?

Ishte data 9 prill e vitit 2019, ku në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje, Admir Murataj.

Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala janë arrestuar më 19 mars, vetëm 1 vit pas grabitjes spektakolare të aeroportit të Rinasit. Për kapjen e Klement Çalës policia vuri 10 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion për të. Atyre iu sekuestrua edhe pasuria, apartamente e trualle.

Ata qëndrojnë të mbyllur prej pesë muajsh në 41 biss, ndërsa në muajin gusht të këtij vitit prokuroria i dorëzoi dy vëllezërit si të pandehur në gjykatën e kryeqytetit, si të akuzuar për futjen e sendeve të ndaluara, telefona celularë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA