Falsifikoi formularët e dekriminalizimit, kryebashkiaku i Mallakastrës i pandehur. SPAK dorëzon dosjen në GJKKO

05/10/2022 10:50

Gjykata e Posaçme vendosi gjykim të shkurtuar Qerim Ismailin, kryetarin e bashkisë Mallakastër.

SPAK dorëzon të pandehur Qerim Ismailin për falsifikim të formularëve të dekriminalizimit.

Në nëntor të një viti më parë, SPAK mori të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës. Hetimi nisi pas padisë që i bëri Partia Demokratike kryebashkiakut socialist për faktin se ai kishte fshehur një dënim në Greqi, në formularin e dekriminalizimit.

SPAK mblodhi faktet dhe ngriti akuzë ndaj kryebashkiakut. Pas hetimeve të kryera nga SPAK është konkluduar se Qerim Ismailaj, ka konsumuar veprën penale ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Në formularin e dekriminalizimit Ismailaj nuk kishte treguar se ishte dënuar me tre vite burgim në Greqi me akuzën e rrahjes, ndërkohë që ai ishte vënë në dijeni nga autoritetet greke për këtë vendim.

Më herët edhe prokuroria e përgjithshme sektori i dekriminalizimit kishte vërtetuar dënimin penal në Greqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u vu në dijeni por në fund vendosi që të mos ia hiqte mandatin e kryebashkiakut me argumentin se vepra penale që ai kishte kryer në Greqi, në Shqipëri dënohet vetëm me gjobë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA