Një zjarr aksidental ka djegur plotësisht të vetmen magazinë frigoriferike të Bashkisë Pogradec.
Zjarri ka ndodhur në mëngjes në fshatin Petrushë, ndërsa brenda saj kanë qenë 350 ton me mollë që ishin magazinuar.
Sipas të dhënave zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa është dashur ndërhyrja e mjeteve të shërbimit zjarrfikës të Maliqit dhe Pogradecit, por nuk kanë arritur ta shuajnë në kohën e duhur flakët e zjarrit.
Ky frigorifer sipas kryetarit të bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli është i vetmi në të gjithë bashkinë ndaj dhe për këtë kryebashkiaku ka bërë me dije se është ngritur grupi i punës për verifikimin e dëmeve dhe më pas do t’i kërkohet AZHBR-së për dëmshpërblim.
Kjo magazinë frigoriferike është ndërtuar dy vite më parë dhe mblidhte në një masë të konsiderueshme prodhimet e fermerëve të kësaj bashkie.
Top Channel