Një burrë në Colorado, SHBA është akuzuar me pengmarrje të gradës së dytë pasi prindërit e tij e kishin dorëzuar në stacionin vendas të policisë.
Diego James Gettler, 28 vjeç, akuzohet se kishte hapur një vajzë jashtë shkollës fillore STEM Launch K-8 më 23 shtator, tha policia.
Vajza sapo ishte sjellë në shkollë nga të afërmit dhe po priste në shkallët e hyrjes.
Deklarata e policisë tha: “Pasi i foli fillimisht fëmijës ai tentoi ta kapte por vajza ulëriti dhe Gettler u përpoq t’i mbyllte gojën me dorë. Vajza e vogël kishte rezistuar dhe kishte ulur një maskë fytyre që sulmuesi mbante. Kjo e kishte trembur atë dhe e kishte bërë të largohej”.
Pas denoncimit të bërë polici nisi të shpërndante imazhe të kamerave të sigurisë, në të cilat prindërit njohën djalin e tyre dhe njoftuan policinë.
Gettler u arrestua më 26 shtator dhe pret nesër seancën e gjyqit.
Top Channel