Balluku: Institucionet të kursejnë 15% energji krahasuar me vitin e kaluar, në të kundërt gjobë 50 mijë lekë

05/10/2022 12:59

Në prezantimin e vendimeve të qeverisë, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka njoftuar se do të merren masa në lidhje me kursimin e energjisë.

Ajo tha se të gjitha institucionet do të detyrohen të shpenzojnë 15% energji më pak në krahasim më vitin e shkuar, në të kundërt do të merren masa me gjobë prej 50 mijë lekësh. Ministrja bëri me dije se pikërisht ky 15% më pak, përbën 1% të gjithë harxhimeve mujore.

Balluku njoftoi gjithashtu se do të nise edhe projekti i vendosjes së paneleve diellore, pasi 20% e energjisë së harxhuar nga familjet shkon për ngrohjen e ujit.

Balluku: Ne duhet të bëhemi shembulli i parë se si duhet të kursehet energjia, përmes këtij akti normative kemi vendosur një kërkesë për të gjitha institucionet që duhet të kursejnë 15% të energjisë të konsumuar në krahasim me një vit më parë. Do të fusim menjëherë në duqi emërimin e një administrator energjitik, që do të ketë si target uljen e konsumit të energjisë. Nëse ky target nuk do të arrihet, institucionit i vendoset 50 mijë lekë gjobë. Nga 1 tetori deri më 18 tetor është hapur gara për të gjitha subjektet e paneleve diellore. 20% e faturës mujore shkon për ngrohjen e ujit dhe duke nisur këtë program synojmë të arrijmë të kemi mbi 20 mijë njesi. Për të gjitha këto hapa do të garantohet taskforcë.

Nga ana tjetër Ministrja Balluku shpjegoi se detyra e Entit Rregullator të Energjisë është që të miratojë çmimin, ndërsa është vetë qeveria ajo që vendos implementimin e çmimit dhe mbrojtjen e qytetarëve me anë të instrumentave që varen nga kushtet hidrike.

Fasha 80kw/h kur shprehet ERE, shprehet për miratimin e çmimit. Kjo është detyra e ERE, ne I kemi bërë kërkesën. Qeveria ka të drejtë kur ka instrumenta që varen nga kushte hidrologjike, është e drejtë nëse e aplikon apo jo fashën. Ne jemi të lumtur që ia kemi dalë që nuk e aplikuam fashën. ERE ka marrë vendim për çmimin, qeveria shqiptare ka marrë vendim për të mbrojtur të gjithë qytetarët.

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut nuk e cënon procesin e vettingut, është një vendim individual që nuk ka fuqi përgjithësuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA