Beyonce e ka treguar tanimë prej kohësh se ka një pëlqim shumë të madh për stilistët shqiptarë.
Në daljen e saj më të fundit diva e muzikës pop është shfaqur e veshur me një nga krijimet e stilistes Lena Berisha.
Por, duket se një model shumë të ngjashëm e ka veshur pak kohë më parë Semi Jaupaj dhe këtë nuk ka ngurruar ta tregojë e entuziasmuar në rrjete sociale.
“Dua të them, unë dhe Beyonce”.
I vetmi detaj që ndryshonte ishin krahët, ku Semi kishte veshur doreza të zeza të gjata, ndërsa Beyonce një pelerinë të gjatë ngjyrë e zezë.
Së fundmi Beyonce mahniti 273 milionë ndjekësit e saj në Instagram teksa në postimin e saj të fundit u shfaq e veshur nga një krijim i një tjetër stilisteje shqiptare. 40-vjeçarja i dha një kthesë moderne fustanit klasik të zi.
Përveç fustanit të veçantë, artistja ka nxjerrë në pah edhe këmbët e saj me geta të tejdukshme me prerje që imitonin ato në fustanin e saj.
Top Channel