Video/ Momentet kur tufa e orkave lufton për të vrarë balenën e gungaçe 30-ton, në betejën e rrallë të Paqësorit (fotot)

04/10/2022 16:00

Në pamjet e rralla të publikuara dje është regjistruar një betejë detare për jetë a vdekje mes një tufe agresive orkash që kërkonin të vrisnin një balenë gungaçe të paktën 30 ton të rëndë.

Episodi i rrallë i regjistruar në ngushticën Juan de Fuca, pranë Seattle në perëndim të SHBA, tregon balenën që reziston të mbajë larg tufën e orkave të uritura, të cilat njihet që gjuajnë në tufë për foka, luanë deti apo dhe balena të ngadalta.

Mollie Naccarato, e cila punon me agjencinë turistike të vrojtimit të balenave ‘Sooke Coastal Explorations’, regjistroi në video përballjen e pazakontë.

Ajo tha për rrjetin KING: “Kam vëzhguar balenat gjatë gjithë jetës, prandaj qava shumë dje në barkë. Edhe kur këtë gjë e bën përditë, kjo vërtet të merr mendjen”.

Naçarato shpjegonte se orkat ishin të mëdha dhe me shumë gjasa e kanë varë balenën.

Erin Johns Gless, zyrtar i shoqatës së vrojtuesve tha se ka pasur disa incidente të ngjashme në zonë, si dhe të tjera ku balenat i kanë ardhur në ndihmë kafshëve të ngacmuara prej orkave si fokat, duke i ndihmuar të shpëtonin”.

Në një prej incidenteve një balenë e njohur si Valient, e cila është sulmuar nga orkat në të kaluarën, ishte parë duke vepruar në mënyrë agresive pranë një tufe orkash në zonën bregdetare.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA