Orteku mes grupit të alpinistëve lë të paktën 9 të vdekur e dhjetra të zhdukur në Himalajet indiane (fotot)

04/10/2022 17:38

Të paktën nëntë alpinistë janë vrarë sot dhe dhjetra janë ende të humbur kur një ortek i papritur goditi një grup alpinistësh në lartësi të konsiderueshme në Himalajet indiane.

Rreth 50 nxënës alpinistë dhe shtatë instruktorë po praktikonin ushtrime navigimi, kur gjatë zbritjes së tyre u goditën nga orteku në Himalajet e krahinës indiane të Uttarakhand.

Tetë prej tyre raportohet se u shpëtuan ndërsa të tjerët janë të bllokuar në çarjet e faqeve malore, thanë zyrtarët.

Orteku i papritur goditi mëngjesin e sotëm grupin e aspirantëve alpinistë që vinin nga Instituti i Alpinizmit Nehru.

“Kemi rekuperuar 9 trupa. Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë për të çliruar të bllokuarit,” tha Rakesh Meher i ‘Nehru Institute of Mountaineering’ për rrjetin The National.

Autoritetet ishin njoftuar për alarmin rreth orës 09:30 por përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga moti i keq dhe terreni tepër i thyer.

Zhvillimi vjen një javë pasi alpinistja e njohur amerikane u gjet e vdekur në një masiv Himalajesh në Nepal.

Zonja Nelson, e konsideruar si një nga alpinistet më të forta të gjeneratës së saj u gjet pasi kishte rënë në një çarje duke zbritur malin e Manaslu.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA