Një zgjedhje që sipas ish-futbollistit Rafael van Der Vaart është një idiotësi e teknikut holandez të “Djajve të Kuq”, pasi në këtë formë i hap probleme vetes.
“Ten Hag duhej të kishte hedhur në fushë nga minuta e parë Casemiron në derbin ndaj Manchester City. Unë e kuptoj, skuadra nisi të fitonte me McTominay në fushë dhe ishte e vështirë ta përjashtoje nga 11-tëshja titullare. Por e theksoj se kjo zgjedhje e Ten Hag më duket një idiotësi pasi në këtë formë vetëm sa i hap probleme vetes”, u shpreh ish-futbollisti i Real Madrid e Tottenham, Van Der Vaart./ Super Sport