Kërkoi ndryshim mase/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish shefit të Krimeve të Elbasanit, Leonard Palushi

04/10/2022 11:32

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish shefit të Krimeve të Policisë Elbasan, Leonard Palushi për ndryshim mase të sigurisë.

Ai ndodhet në paraburgim nën masën arrest me burg prej majit të vitit 2022.

Palushi kërkoi për herë të dytë zëvendësimin e masës në “arrest shtëpie”, dhe po aq herë iu rrëzua nga GJKKO, ndërsa i pandehuri parashtroi si argument arsyet familjare si dhe faktin se për 4 muaj Prokuroria sipas mbrojtjes kishte kohë të mjaftueshme të mblidhte prova që ta dërgonte çështjen për gjykim.

Ndërsa nga ana e SPAK u kërkua të rrëzohej kërkesa me argumentin se kanë akoma veprime për të kryer.

Leonard Palushi akuzohet nga SPAK  për shpërdorim detyre dhe konkretisht për orientim të gabuar gjatë hetimeve mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Ai u arrestua në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA