1 në 8 gra preken nga kanceri i gjirit në Shqipëri ndërkohë që ka një tendencë në rritje të shpeshtësisë së prekjes grave nga kjo sëmundje cila nëse kapet në kohë shpëton jetën e një gruaje.

Mjekët thonë se ka një rritje me 30% të shtrimeve në spital, por në vitin e parë të pandemisë kur e gjithë vëmendja ishte te covidi, bëri që 80 gra të moshës 40 deri ne 50 vjeç të mos diagnostikohen në kohe.

Por në fakt kur duhet që një vajzë të kujdeset për gjirin e saj, kur duhet te bëjë ajo mamografinë e parë?

“Një vajzë 20-vjeçare duhet ndërgjegjësohet. Të kontrollojë përmes prekjeve, ndërsa rreth të 30-tave duhet të kontrollohet tek mjeku”- shprehet mjeku Alban Ylli.

10 %  grave që preken nga kanceri i gjirit e kanë atë të trashëguar gjenetikisht dhe ato që e dinë që kanë nënën apo motrën e madhe të prekur duhet të nisin që 40 vjeç me mamorgrafinë.

Ndërsa për gratë e tjera, faktorë të riskut lidhen me shëndetin riprodhues dhe ushqyerjen.

Mosha që prek më shumë kanceri i gjirit është ajo 50-60 vjeç edhe pse nuk përjashtohen rastet në mosha fare të reja. Gjatë vitit 2021 humbën jetën 225 gra për shkak të kancerit të gjirit.

Ndaj edhe pse jo vetëm në tetor, të paktën fjongo rozë të kujtojë çdo grua dhe bashkëshortin e saj se duhet bërë një kontroll për kancerin gjirit.

Kanceri i gjirit

715 raste te reja ne vit

Rriten me 30 % shtrimet ne spital

225 gra humben jetën gjate 2021

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA