Icardi zgjodhi të takonte Wanda Nara-n duke hequr dorë nga stërvitja, modelja nuk e fut në shtëpi

04/10/2022 16:00

Futbollisti Mauro Icardi është duke hasur probleme si nga jeta profesionale ashtu edhe nga ajo personale.

Disa para ndeshjes kundër Adana Demirsporit në Superligën Turke, ai tha se kishte probleme fizike dhe u tërhoq nga ndeshja e fundjavës. Futbollisti mori vendimin të nisej për në Argjentinë për të zgjidhur problemet me ish-partneren e tij, Wanda Nara.

Tifozët e Galatasaray-t nuk e pritën mirë kur mësuan se Icardi preferoi të shkonte në Argjentinë dhe jo të vijonte stërvitjen për ndeshjen e radhës. Por ndonëse Icardi ka shkuar në Argjentinë për tu përballur me ish-partneren, ajo nuk e ka lejuar të hyjë në shtëpinë e saj dhe kishte udhëzuar rojet e sigurisë ta pengonin.

Mesa duket, Icardi nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe futbollisti 29-vjeçar publikoi gjithashtu së fundmi mesazhet që kishte shkëmbyer me 35-vjeçaren duke e quajtur toksike. Në mesazhet e publikuara Wanda e pyet se ku ishte, pse vendosi të dilte shëtitje dhe të mos qëndronte me fëmijët. Top Albania Radio shkruan se Icardi i përgjigjet se nuk është i detyruar të japë shpjegim, sepse ishte Wanda ajo që e la. Nuk ka mbaruar me kaq. Përveç mesazheve, Icardi së fundmi ka publikuar edhe një foto intime me Wanda-n kur ishin me pushime në Afrikë.

Ende nuk dihen shkaqet e ndarjes së dyshes më të përfolur të momentit por presim ta zbulojmë në ditët në vazhdim. Pas thashethemeve për divorcin, të kompletuara me audion dhe mohimin e menjëhershëm të Nara-s, u tha se ish-bashkëshortja e Maxi Lopez e ka tradhtuar sulmuesin e PSG-së me një tjetër futbollist i cili mbi të gjitha është i martuar. Kujtojmë se Mauro dhe Wanda kanë qenë së bashku prej 9 vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA