Gruaja që mposhti sëmundjen, nëna e tre fëmijëve mesazh grave e vajzave: Mos neglizhoni…
04/10/2022 15:21
Ishte vetëm 42 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, kur u diagnostikua me kancer të gjirit, gjatë një kontrolli rutinë.
Për Majlinda Myzyrin lajmi do të ishte shokues. E ndërsa endej mes mosbesimit, mospranimit dhe frikës, mjekët konstatuan se ndërhyrja kirurgjikale ishte emergjente.
Për një nënë mendimi i parë janë fëmijët dhe për një fëmijë mendimi i parë është nëna.
Beteja ishte e vështirë, armiku shumë i fortë, por 42-vjeçarja nga Elbasani gjeti aleatë.
Majlinda e fitoi luftën e saj, tashmë pas 7 vitesh ajo me forcë përcjell mesazhin e mosneglizhencës për gratë e vajzat.
Top Channel