Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ai ka marrë nëpërmjet mashtrimit shumën prej 12 mijë euro nga një person me pretendimin se do t’i blinte një automjet.
Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën ”Hoxha Tasim”, është kapur dhe ndaluar Krenar Begaj, 50 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Mikro”, nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në DVP Tiranë. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për mashtrim. Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mikro”. Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën ”Hoxha Tasim”, është kapur dhe ndaluar shtetasi Krenar Begaj, 50 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. 50-vjeçari ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 12 mijë euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Top Channel