28/11 10:21
Gianni De Biasi ka rinovuar kontratën me Azerbajxhanin me një vit shtesë.
Ky lajm është bërë publik nga Federata e Futbollit të Azerbajxhani, ku thekson se ish-trajneri i Shqipërisë do të jetë pjesë e tyre “për një tjetër fazë kualifikuese”.
Prandaj, trajneri italian do të drejtojë kombëtaren e Azerbajxhanit të paktën deri në fund të kualifikimeve të Euro 2024 në nëntor 2023.
De Biasi ishte në krye të përfaqësueses “kuqezi” në Euro 2016, koha e “artë” e kombëtares shqiptare.
Top Channel