Foto Ilustruese

Një automjet është djegur pjesërisht mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Luzat të Tepelenës.

Mësohet se zjarri ka përfshirë një mjet tip “Volkswagen Passat”, në pronësi të shtetasit M. Gj, i cili e kishte parkuar para banesës së tij.  Fatmirësisht nuk ka ka persona të dëmtuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Ende nuk dihet nëse është zjarrvënie e qëllimshme apo për shkak të ndonjë defekti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA