Dy vajza adoleshente ishin plagosur dhe grabitur pas një sulmi nga një grup i frikshëm femrash që po njihen tashmë nga mediat e New York si “Banda e xhuxhave jeshilë” që janë parë rregullisht në trenat e metrosë së kryeqytetit.
Mes absurditeteve dhe fenomeneve të terrorit të shtuara dy-tre vitet e fundit, ende nuk ka një shpjegim apo motivim për ‘xhuxhmexhuxheve jeshile’, të veshura me llastik të ngushtë nga koka te këmbët, të ngjashme me ‘alienë të dhunshëm’.
Një vajzë 19 vjecare që po udhëtonte drejt sheshin Times Square tha se ishte sulmuar nga grupi i grave të dhunshme.
Nëna e një prej adoleshentëve përshkruante bandën si “kafshë të ndyra” pas sulmit të paprovokuar ku viktimave iu grabitën një celular dhe një çantë dore.
“Ajo më thoshte se ishte sulmuar nga alienët, dhe unë nuk e kuptoja për çfarë po fliste,” tha dje nëna e viktimës për mediat.
“Atë natë kishte dhe ditëlindjen e 19të.”
Pamje të postuara në rrjetet sociale tregonin të paktën gjashtë vajza të maskuara e të veshura me llastik të shndritshëm të gjelbër, teksa rrihnin e shtynin adoleshentet në vagonin e metrosë.
Nëna tha se bija dhe shoqja e saj ishin sulmuar nga “femra të rritura”, me ngjyrë, që krijonin zhurmë e konfuzion në platformën e trenit.
“Vajza ime u sulmua njëherësh nga pesë vajza të fuqishme e të maskuara,” tha ajo, duke shtuar se megjithë njëfarë ndihme nga pasagjerë të tjerë ajo u lëndua, dhe jo të gjithë njerëzit në vagon u interesuan të ndihmonin, por vetëm filmonin me celularët e tyre.
Nëna e viktimës tjetër adoleshente tha për mediat se e bija villte nga grushtet që kishte marrë dhe po pret analizat e grafive.
Policia tha se është vënë në ndjekje të grupit problematik por deri tani nuk ka ende gjurmë të autoreve afro-amerikane të dhunës.
Top Channel