16/11 23:37
Lazio dominoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Spezias me rezultatin 4-0 teksa bardhekaltërit e nisën ndeshjen duke fituarnjë penallti në sekondën e 39-të. Ishte lojtari i huazuar nga Chelseat, Ethan Ampadu ai i cili shkaktoi penalltinë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Ciro immobiles, kur ende nuk ishte mbushur një minutë lojë.
Gjithsesi për t’u rikthyer te ndeshja e Lazios, bardhekaltërit nuk e shfrytëzuan këtë moment, pasi Immobile gaboi nga pika e bardhë.
Por, kjo gafë e sulmuesit nuk ndikoi në lojë teksa kryeqytetasit e vendosën lojën në vijë teksa realizuan nga dy gola për pjesë me Lazion që ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit me 17 pikë.
Top Channel