23/12 21:18
Trajneri i Aston Villa-s, Steven Gerrard ka “rrëmbyer” titujt kryesorë të medieve britanike, ndërsa i është publikuar një video duke festuar me bosin e drogës dhe mafies irlandeze, Liam Byrne.
Vajza 18 vjeçe e Gerrard raportohet se është në një lidhje dashurie me djalin 23-vjeçar të kriminelit, Lee.
42-vjeçari shihet nga pamjet e telefonit celular se është duke folur me një tifoz në një “video-call”. Në video, Gerrard shfaqet duke puthur ekranin dhe Liam Byrne, e përshëndet me një “ok”.
Byrne e fton për darkë, ndërsa Gerrard ia kthen duke i thënë se do ta çojë në një ndeshje me “The Reds”.
Top Channel