Në një letër të hapur rrjeti pornografik Pornhub dënonte rrjetet sociale Instagram e Facebook për rregullat “e padrejta” që ndalojnë përmbajtjet “sugjestionuese” të aktoreve të filmave pornografikë, përkundër atyre te disa personazheve të famshëm që duket se nuk kanë asnjë problem për ta bërë.
Mbrëmë u zbulua se llogaria e PornHub në Instagram ishte hequr nga platforma për “shkelje të përsëritura të rregullave të kompanisë Meta.
Rrjetet sociale ishin vënë nën presion për të hequr llogaritë e rrjeteve të pornografisë nga platformat e tyre nga aktivistë konservatorë dhe anti-pornografi.
Qendra kombëtare britanike kundër shfrytëzimit seksual (NCOSE) tha në një deklaratë se po punonte me avokatë të huaj për të shpërndarë provat e “shkeljeve kriminale” të Pornhub në Instagram, duke i kërkuar largimin kompanisë zotëruese.
Dhe në fakt javës që shkoi një zëdhënës i Meta tha për rrjetin ‘Vice’ se llogaria e Pornhub ishte ndaluar përfundimisht, pa specifikuar cilat rregulla ishin shkelur.
Por në reagimin e tyre Pornhub akuzonte Meta për standarde të dyfishta në lidhej me imazhet nudo në rrjet, duke cituar ato të shpërndan vazhdimisht nga personazhi Kim Kardashian.
Në letrën e tyre Pornhub tha se prostitutat dhe aktoret e filamve për të rritur “prej vitesh dëmtohen nga politikat e paqarta, diskriminues edhe hipokrite të Instagram”.
“Kim Kardashian poston fotot e të pasmeve të saj të zhveshura për 330 milionë ndjekës pa asnjë kufizim nga Instagram,” thuhet në letër.
“Jemi të lumtur që shikojnë se grupi teknik i Kim janë të lirë të shpërndajnë punën e tyre në platformë, por pyesim se përse të tjerët mund të kenë një trajtim të njëjtë.”
Sipas politikave të përmbajtjes në Instagram, Meta pranon se përdoruesit “dëshirojnë të shpërndajnë imazhe nudo me nayrë kreative apo artistike, por për një seri arsyesh kjo nuk lejohet”.
“Këtu përfshihen foto, video apo përmbajtje të krijuara në mënyrë dixhitale që tregojnë marrëdhënie seksuale, apo të pasme të zhveshura nga afër”.
Top Channel