Reshjet e ditëve të fundit dhe prurjet e shumta nga përrenjtë e lumenjtë, në liqenin e Komanit, jo vetëm kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit në hidrocentralin e dytë me të madh prodhues në vend por kanë sjelle edhe mbetje të shumta.

Thuajse i gjithë liqeni është mbushur nga mbeturinat duke krijuar një imazh shume negativ tek turistet e shumtë të cilët akoma vazhdojnë ta vizitojnë Komanin, lumin e Shalës, Currajt e Epërm, Valbonën apo edhe Thethin.

Pamjet tregojnë varkat dhe tragetin që lundrojnë në mes të mbetjeve, të përhapura në të gjithë zonën.

Kryesisht janë mbetje plastike të hedhura në fshatra të ndryshëm të Tropojës, Kukësit e Pukës, të cilat me rënien e reshjeve të shumta, përfundojnë të gjitha në liqen.

Kjo situatë është përsëritur disa herë gjatë 3 viteve të fundit, por deri më sot nuk është marrë asnjë masë për mbrojtjen e një prej resurseve turistike më të veçanta të vendit tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA