Gonzalo Higuain var këpucët në gozhdë. Sulmuesi argjentinas ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur pikërisht në fund të këtij sezoni të MLS-së amerikane, ku luan me skuadrën e Inter Miamit.
Tashmë në moshën 34-vjeçare, Higuain ka vendosur ta mbyllë njëherë e mirë një karrierë të shkëlqyer, pasi ndër vite ka luajtur me skuadra si Real Madrid, Napoli, Juventus, Milan e Chelsea.
Megjithatë vitet e fundit po kalonte një rënie të vazhdueshme, që kulmoi me transferimin në SHBA, ndaj edhe Higuain ka vendosur a mbyllë me futbollin e luajtur.
“Ka ardhur momenti për t’u ndalur dhe për t’i thënë lamtumirë futbollit. E kam menduar dhe analizuar mirë gjithçka, para se të vija në këtë vendim, t’i jap lamtumirën sportit që më kam dhënë aq shumë. Kam qenë i privilegjuar”, tha sulmuesi argjentinas në një konferencë për shtyp nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa vlen të theksohet se në dhjetor Higuain do të festojë ditëlindjen e 35-të.
Top Channel