Elefantët e OJQ-së së Princit Harry, vrasin tre banorë vendas gjatë zhvendosjes në Malavi (fotot)

03/10/2022 17:29

Rrjeti ‘African Parks’, kreu i të cilës është princi britanik Harry, është një nga tre organizata të botës së egër përgjegjese për transferime masive të kafshëve në xhunglën e Malavit.

 

Organizatat britanike akuzohen tashmë se ‘kujdesen më shumë për kafshët sesa njerëzit’ pasi tre burra kanë vdekur gjatë transferimit të fundit të elefantëve nga një zonë në tjetrën.

Në korrik më shumë se 250 elefantë u zhvendosën nga parku kombëtar jugor Kasungu, në një operacion tre-palësh të OJQ-ve britanike ‘African Parks’ dhe ‘International Fund for Animal Welfare’.

Zhvendosja ishte një nga më të mëdhatë të tentuara ndonjëherë sipas OJQ-ve, ë cilat kanë përdorur imazhet e rreth 263 elefantëve që ngriheshin me vinça, për mbledhjen e fondeve e donacioneve.

Por në videon promocionale dhe faqen e internetit  nuk përmendet se dy njerëz nga komunitetet fshatare vendase u vranë gjatë zhvendosjes së dy elefantëve meshkuj drejt parkut  Kasungu në korrik. Ndërsa një person i tertë u vra nga elefantët vetëm muajin që shkoi.

Rrjeti The Guardian kishte imazhet e njerëzve të shkelur për vdekje nga elefantët, teksa kafshët raportoheshin se kishin tmerruar banorët e komuniteteve vendase duke bastisur fermat në kërkim të ushqimit.

Malidadi Langa, kreu i shoqatës së fshatrave pranë parkut Kasungu tha se OJQ-të dhe zyrtarët e parqeve nisën operacionin pa përfunduar ndërtimin e gardhit mbrojtës të komuniteteve.

Ai shtonte se grupi African Parks, i drejtuar nga princi i Britanisë kishte kërkuar shpejtimin e zhvendosjeve, pasi ishte kujdesur më parë për disa lëvizje të tilla.

“Ne e mirëpritëm zhvendosjen e elefantëve pasi përmirëson turizmin në Kasungu. Por ata e kryen pa kompletuar gardhin. Elefantët që sollën herën e parë vërshuan drejt fshatrave. Një person u va, dhe kur u ngrit çështja ata thanë se elefantët janë vetëm të çorientuar. Po atë muaj, një tjetër person u vra në anën tjetër të parkut”.

Popullata e elefantëve në Liwonde, nga ku vinin kafshët, kishte arritur në rreth 600, duke shkaktar dëmtim të bio-diversitetit dhe konflikt me njerëzit në rrethina, sipas OJQ-së ‘African Parks’.

Prandaj ata nisën operacionin e zhvendosjes së elefantëve, së bashku me disa buffalo, sorkadhe impala, disa specie lundërzash e derrash të egër, drejt  Kasungu, që a hapësirë katër herë më të madhe dhe ka mungesë biodiversiteti prej gjuetisë së paligjshme, justifikohej agjencia britanike e mbrojtjes së botës së egër.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA