Digjet një farmaci në Vlorë, detajet e para
03/10/2022 08:01
Një farmaci është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës gjatë natës.
Policia bën me dije se biznesi është në pronësi të shtetases Resmina Isakaj ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 03.10.2022, gjatë natës, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një subjekt privat “Farmaci”, në administrim të shtetases R. I, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Top Channel