Të afërmit dhe fqinjët e personave të dhunuar në Dom të Klosit kanë folur në lidhje me ngjarjen duke u shprehur se kjo ishte e pazakontë për ta dhe se nuk kishte ndodhur më parë një gjë e tillë në fshat.
Ata thanë se familja e grabitur është një familje shembullore, të cilët përveç se nuk i kanë bërë keq askujt, kanë ndihmuar në raste nevoje banorët e fshatit.
Ata kërkojnë me ngulm nga policia që të zbardhet çështja dhe që autorët të marrin dënimin e merituar
Fqinji: Grabitësit kanë hyrë nga mbrapa shtëpisë. Kanë lidhur nënën me djalin dhe I kanë torturuar aq shumë sa edhe grabitësit i thonin njëri-tjetrit “mos I bjer më se mbaroi, hedhi pak ujë”. Një ngjarje e tillë në fshatin tonë nuk ka ndodhur, unë jam 75 vjeç dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Qeveria duhet të ndërhyjë dhe duam një zgjidhje perfektë për këtë problem. Këtë familje e kam të afërt dhe nuk ka askush asnjë presje. Djemtë janë jashtë shtetit dhe I kanë dhënë shumë ndihma fshatit. Siç ishte rasti i Covidit i kanë ofruar ndihmë të sëmurëve duke I thënë shkoni jashtë shtetit se I mbulojmë ne shpenzimet. Nuk ia falim atyre që e kanë bërë këtë veprim.
Daja: Policisë I kërkojmë të zbardhë çështjen. Kjo është e papritur. E mora vesh me vonesë situatën. Nuk di asgjë për gjendjen shëndetësore të tyre. Ata janë torturuar për lekët. Gjithsecili duhet të marrë dënimin e merituar.
Top Channel