Fitore morali përpara duelit me Sivassporin, Ballkani rikthehet të festojë në Suharekë

02/10/2022 17:34

Ballkani rikthehet me fitore në Suharekë. Kampionët e Kosovës mposhtën 2-0 Gjilanin me nga një gol të shënuar në “limitet” e çdo pjese.

“Ish”i- Arbër Prekazi realizoi një autogol në portën e tij (45′) duke i dhënë avantazhin ekipit të Ilir Dajës.

Në minutën e 87′ erdhi edhe goli i qetësisë për Ballkanin. Meriton Korenica, një ndër lojtarët më të rëndësishëm për kampionëve në fuqi, dërgoi topin në rrjetë.

Kjo ishte fitorja e gjashtë për Ballkanin që renditet në vend të dytë me 18 pikë. Drita kryesuese ndodhet 3 pikë larg, por Ballkani ka luajtur dy sfida më pak se “Intelektualët”.

Skuadra nga Suhareka luan të enjten e ardhshme duelin e tretë në grupin G të Conference League përballë turqve të Sivassporit në transfertë. Ballkani numëron një pikë pas dy ndeshjeve të para, ndërkohë që dueli ndaj Sivassporit do të transmetohet në SuperSport 2 (6 tetor, 18:45).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA