Bora Zemani dhe Donald Veshaj duken të lumtur teksa kërcejnë pranë njëri-tjetrit në një dasmë ku ishin si të ftuar.
Pasi u transmetua emisioni “Më lër të flas”, ku Bora si e ftuara e binjakëve Veshaj tregoi për rikthimin me Donaldin, çifti nuk e fsheh më këtë fakt dhe në publik qëndrojnë së bashku.
Ata ishin të pranishëm në dasmën e ish-opinionistit të Big Brother VIP, Arbër Hajdari, që të shtunën në mbrëmje u martua me bukuroshen nga Kosova, Vlera Devolli.
Në “Më lër të flas”, Donaldi rrëfeu se pasi doli nga BBV, i shkroi Semit për ta afruar me Borën por pasi nuk funksionoi, ai i shkroi vetë Borës me mesazhin “Dua të të shkruaj, po nuk di çfarë të them”.
Romeo: E di që kjo është shumë personale, por do doja të dija sesi e rregulluar raportin tuaj, çfarë ndodhi
Bora: Prit njëherë, kush tha që u rregullua (qesh)
Donaldi: Nisi me shumë, telefonata ndaj semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja
Bora: Doje dhe nuk dije?
Romeo: I pari që ka barë hapin është Donaldi apo jo?
Bora: Po
Donaldi: Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot I madh sa më ka lodhur. Shumë punë, derisa thotë shkruaji vet se më plase, mesazhi i parë..
Bora: Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them
Donaldi: Kjo më tha direk të dua o zot çfarë mashkulli je (qesh).
Bora: Më kërkoi për të takuar, un nuk doja. Ti thoshe më tako të më dëgjosh, pastaj më helmosh.
Donaldi: Para disa ditësh po shihnim këto bisedat, kur kam parë që i kam thëne më helmo, skandaloze (qesh). Kjo ka qenë domethënë
Bora: Momenti i parë po.. Është bërë një telenovelë e gjithë kjo histori dhe është tepruar. Unë nuk kam dhën ndonjëherë material. Ka qenë periudhë shumë e vështirë për ne të dy. Gjithçka duhej në privatësi ne na kishte munguar dhe akoma vazhdon të na mungojë. Çdo lloj lëvizje ishte në sy të të gjithëve dhe kjo e ka vështirësuar situatën, Ka pasur raste që e kishim si armik njëri tjetrin.
Romeo: Një fjalë e vjetër popullore thotë armikun duaje…
Top Channel