Vrasësi pervers i studentes 21 vjeçare turke, gjendet i vdekur në qelinë e burgut (fotot)

01/10/2022 16:54

Mustafa Murat Ayhan kishte pranuar vrasjen e viktimës Azra Gulendam Haytaoglu deh copëtimin brutal të trupit të saj me sharrë në Turqi, ndërsa duket se ka vrarë veten në qelinë e burgut.

Hidrauliku Mustafa Murat Ayhan, 49 vjeç ishte dënuar me 30 vjet burgim për vrasjen e Azra dhe zhdukjen e pjesëve të trupit të saj në një zonë pyjore në periferi.

Ngajrja e rëndë kishte tronditur opinionin publik në Antalia të Turqisë.

Mediat vendase raportonin sot se burri ka vrarë veten në qelinë e tij të burgut në Diyarbakir më 28 shtator.

Azra ishte një studente e vitit të tretë në gazetari në Universitetin e Akdeniz dhe u pa për herë të fundit duke dalë nga shtëpia e saj me 28 korrik të vitit të shkuar.

Ajo besohet se do të kalonte natën në shtëpinë e një shoqeje por nuk u pa më kurrë pas përdhunimit e vrasjes së kryer nga i dënuari.

Policia kishte gjetur një pjesë të mbetjeve të trupit të saj por disa pjesë nuk janë gjetur, mes të cilave deh koka e viktimës, të cilën vrasësi e kishte hedhur në një humnerë.

Arrestimi i vrasësit u bë pas analizimit të kamerave të sigurisë, ku ai shihej duke hyrë e dalë nga shtëpia e tij me të njëjtën valixhe.

Ai e kishte përdhunuar 21 vjeçaren dhe më pas e kishte mbytur, siç pranoi në polici ku tregoi dhe vendin e varrosjes së pjesëve të trupit.

Femicidi është një problem serioz në Turqi teksa të dhënat tregojnë se 280 gra janë vrarë nga burra të njohur në vitin 2021, me një numër të ngjashëm edhe sivjet.

FOTO GALERI
1/3
Mustafa Murat Ayhan kishte pranuar vrasjen e viktimës Azra Gulendam Haytaoglu dhe copëtimin brutal të trupit të saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA