“Shkolla ka mbetur pa mësues”/ Akuzohet për mashtrim, Pashuk Alia kërkon ndryshimin e masës së arrestit

01/10/2022 11:35

Mësuesi Pashuk Alia ka kërkuar nga gjyqtarja e Tiranës ndryshimin e masës së arrestit shtëpiak, me detyrim paraqitjeje.

Ai ka deklaruar se shkolla 9-vjeçare Mezi, Arts Miliska në Pukë ka mbetur pa mësues histori-gjeografie dhe se nuk ka kush t’i mësojë.

“Jam mësues histori-gjeografie në shkollën 9-vjeçare Fierzë-Pukë, konkretisht në shkollën 9-vjeçare Mezi, Arts Miliska. Shkolla ka mbetur pa mësues dhe nuk ka kush i mëson nxënësit. Ju lutem ndryshoni masën e arrestit shtëpiak në detyrim paraqitje”, ka deklaruar Alia gjatë seancës së sotme me dyer të mbyllura.

Ai akuzohet nga Prokuroria për mashtrim kompjuterik, pasi dyshohet se tërhoqi para përmes një dokumenti të falsifikuar.

Burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha thanë se pasi ka dëgjuar dhe prokurorinë që la në dorë të gjykatës vendimarrjen, trupa u tërhoq këtë të shtunë për ta shpallur vendimin të martën.

Jemi në kushtet kur vepra nuk la rrezikshmëri dhe profili i 59-vjeçarit nga Puka me banim në Tiranë nuk është me probleme shtoi akuza.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se mësuesi përfaqësoi veten gjatë seancës dhe kërkoi që gjatë shqyrtimit për ndryshimin e masës shteti t’i caktojë një avokat falas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA